81000 Podgorica, Montenegro | tel/fax: +382 (0)81 443 700

lokacioni

Na kontaktoni

Nëse jeni të interesuar për rezervimin e apartamentit, restorantit, sallës për konferenca ose dëshironi më shumë informata për shërbimet, na kontaktoni lirisht:




Plavnica

I vendosur në anë të Liqenit të Shkodrës, në unazën e ujrave të gjalla, mjaft afër   Podgoricës, kompleksi reprezentatues turistik “Plavnica” zgjerohet në teritorin prej 7 hektarësh të rregulluar me kujdes.

Ka pozicion të veçantë të mirë për komunikacion: është shumë afër rrugës magjistrale   Podgorica – Petrovac, shinave të hekurudhës Beograd – Bar dhe aeroportit ndërkombëtar „Podgorica“.

Bota e çuditshme si në përalla e Liqenit të Shkodrës, peisazhet pitoreske dhe të jozakonshme, lagjet pitoreske peshkatare, qytetet mesjetare dhe fortifikatat, manastiret e lashta, pasuria e madhe fetare e kulturoro-historike: e tërë ky potencial i pamatshëm i Liqenit, për herë të parë është b ashkuar dhe me dituri është derdhur në ofertë të veçantë dhe plotësisht eksklusive të kompleksit madhështor “Plavnica”.

Kompleksi është projektuar përshtatshmërisht dhe funksionalisht, kështu që me lehtësi mund të presë grupe të mëdhaja të turistave e vizitorëve, dhe që njëkohësisht me përmbajtjen e vetë eksklusive të kënaqë plotësisht edhe mysafirin më kërkues i cili dëshiron trajtim të veçantë, shërbim të nivelit të lartë dhe përjetim plotësisht intim të liqenit.

Disa ndërtesa e objekte që gërshetohen në mënyrë harmonike dhe plotësohen sipas përmbajtjes, përbëjnë tërësi të veçantë ambientalo-ndërtuese e cila dallohet nga eleganca dhe arti i përsosur.

Nën ndriçimin e pasur të liqenit nëpërmjet tërë kompleksit të Plavnicës zgjerohen shëtitoret e regulluara në anë të bregut dhe sipërfaqet e mëdhaja me park, që me bimë e gjelbërim zbutin vendin dhe qëndrimin në vend të hapur e bëjnë në veçanti të këndshëm.

Në këtë kompleks të veçantë turistik vizitorët e mysafirët kanë në dispozicion dy restorante eksklusive, katër apartamentë të mëdhenjë dhe luksozë, sallën konferenciale, pishinën e hapur me amfiteatrin, shëtitore të regulluara, si dhe një sërë përmbajtjesh interesante që do t’Ju gudulisin fantazinë dhe do t’Ju detyrojnë që të kërkoni kufijtë e kënaqësisë dhe të lehtësoheni në të mirat e qëndrimit në Plavnicë në ambientin mjaft të bukur e të veçantë në Liqenin e Shkodrës.

Në përbërje të kompleksit gjendet edhe marina e  pajisur mirë me 100 lidhëse, ndërsa “Plavnica” ka edhe anijen e vetë për panoramë me gjatësi 40 m.