81000 Podgorica, Montenegro | tel/fax: +382 (0)20 653 777

lokacioni

Na kontaktoni

Nëse jeni të interesuar për rezervimin e apartamentit, restorantit, sallës për konferenca ose dëshironi më shumë informata për shërbimet, na kontaktoni lirisht:




Anija restorant “Plavnica”

Organizimi i lundrimit nëpër liqenin e Shkodrës • Programet muzikoro-argëtuese e reviale • Reviat e modës • Ekspozitat • Drekët e darkat e punës • Cocktail party • Prezentimet • Dasmat • Festimet e ditëlindjeve • Turat ornitologjike – vëzhgimi i zogjve

Kompleksi turistiko-hotelierik “Plavnica” nga oferta e vetë e menduar mirë dhe e shumëllojshme të përshtatur me standardet më të larta dhe kërkesat e kohës së tregut modern turistik, ndërmjet të tjerash, në veçanti veçon turat me anije plotësisht eksklusive dhe të organizuara mirë nëpër liqenin e Shkodrës.

Në aventurën e vërtetë të vogël të gjerësisë së pabesueshme të liqenit, mysafirët e interesuar, vizitorët e tjerë dhe grupet e organizuara, do t’i çojë anija-restorant moderne për panoramë “Plavnica”. E projektuar me qëllim, me përshtatshmëri dhe funksionalisht, kjo lundresë e përsosur e tipi katamaran, e gjatë 40 m, mund të pranojë me lehtësi dhe të mbajë 250 udhëtarë, t’i presë si nikoqir i mirë dhe t’i shërbejë në restorant, duke lundruar nëpër pejsazhet pitoreske të liqenit.

Në udhëtimin e këndshëm udhëtarët do të kënaqen në peisazhet e liqenit, në bukuritë e lagjeve të braktisura peshkatare, qytetet e fortifikatat mesjetare, në ishujt e shumë të vegjël, në arkipelagun e tërë të quajtur  ”gorica” në të cilat flasin me shekuj manastiret e lashta që me bukurinë e vetë dhe shpirtin e tyre dëshmojnë për pasurinë e pamatur  kulturoro-historike të Zetës e tërë Malit të Zi.

Grupet e organizuara dhe agjencitë mundem sipas dëshirës të bien dakord për itinerer, për turë të veçantë me anije, dhe të vizitojnë vendet dhe lokacionet më tërheqëse në Liqednin e Shkodrës.