81000 Podgorica, Montenegro | tel/fax: +382 (0)81 443 700

lokacioni

Na kontaktoni

Nëse jeni të interesuar për rezervimin e apartamentit, restorantit, sallës për konferenca ose dëshironi më shumë informata për shërbimet, na kontaktoni lirisht:




marina

Marina (lidhëse dhe rampa):

Në përbërje të kompleksit gjendet marina e pajisur mirë me 100 lidhëse në ujë dhe me rampë.

marina

Marrja me qira e lundresave

Lundresa, kaik njëvendësh, kaik dyvendësh, kanu, katamaran, pedalino......

najam broda

Marrja e anijes „Plavnica“

Оrganizimi i lundrimit nëpër Liqenin e Shkodrës, Revia të modës, Ekspozita, Drekë dhe darkë punuese, Prezentime...

marina

Pllakatet

Ecotours Company nga Podgorica, në përbërjen e të cilës punon edhe kompleksi “Plavnica” në liqenin e Shkodrës, pra pllakatet përdorimin e të cilave mund ta porositni. Pllakatet iluminare janë vendosur përgjatë rrugës që ecën drejt Kompleksit.

Plavnica - rrethina

Dielli perëndues vizatoi me ngjyra fantastike xhamin e ujshëm; një herë hodhi mbi të vellon e mjegullt, herën tjetër e ka mbuluar trishtimi, dhe aty diku më poshtë – ka fundosur rrezen e vetë në hymnerën e malit… dielli është zhytur akoma më shumë, errësira ka rënë mbi rafshinën e liqenit …

Emrat gjatë kohës: Lacus Labeatis, Balta, Liqeni Dioklitik, Blato (Balta -te populli), Liqeni i Shkodrës.

Përmendja e parë e liqenit: Historiani Barlitius në Njoftimin për rrethimin e qytetit të Shkodrës nga ana e Muhamedit të Dytë në vitin 1479. Flet  “për liqenin e përsosur, të gjerë dhe mjaft të bukur të pasur me peshq, që gjallëron rrethinën e vetë të reshtuar me lagje të bukura, fshatra të shumta dhe me kisha e manastire të përsosura ”.

Kur natyra krijuese e ujrave luan fuqishëm dhe lëkund gjeninë e vetë ndërtimuese, siç ka bërë në pjesën juglindore të Malit të Zi, atëherë krijohen liqenenet siç është ky i Shkodrës. Pra, pikërisht këtu, në ngushticën e maleve gjigante që nxitojnë në përqafimin e përjetshëm me detin Adriatik vendbanim ka zënë liqeni më i bukur e më i ri në Ballkan që në shtratin e vetë ruan rezervat më të mëdha të ujit të ëmbël në Europë.

Liqeni i Shkodrës shtrihet në sipërfaqen prej 420 km² prej të cilës Malit të Zi i takojnë 2/3. Gjatë nivelit të lartë të ujit liqeni kaltëron mjaft bregun dhe zgjerohet në 550 deri në 570 km². Është i gjatë 42, ndërsa i gjerë 14 kilometra. Është vendosur në pjesët më të ulëta të luginës së Zetës-Shkodrës, në të ashtuquajturën „depresionin shkodran” që nga të gjitha anët e rrethojnë grupet malore. Liqeni paraqet tërësi të veçantë dhe të papërsëritshme gjeomorfologjike dhe eko-sistem karakteristik për të cilin në vitin 1983. sipërfaqja prej rreth 40.000 është mbrojtur me ligj dhe është shpallur Park Nacional.

Liqeni përfshin vendin rreth lumit Bojana dhe rafshinës shkodrane, prandaj deri në anën veriore të luginës së Zetës e Bjelopavliqit në drejtimin jugolindje-veri perëndim. Ujin në përgjithësi e merr nga Moraça, ndërsa Bojanën e ka gji.

Liqeni është relativisht i cekët, midis 5 e 7 metra. Më thellë është në vorbullat e përmbytura. Në një vorbull të tillë, në „syrin“ e Karuçit thellësia e matur është gjithsej 65 metra. Uji i ëmbël i liqenit gjatë verës ngrohet deri në 28°C, ndërsa gjatë dimrit ana e tij ngrin, në raste të veçanta edhe tërë liqeni.

Aty ku kalojnë më thellë ujrat e liqenit në tokë bëhen valë të shumta dhe çarje, gji të vegjël dhe të mëdhenjë, si dhe baltina të përhapura e këneta. Nga gjerësia e paparshme ujore nga të gjitha anët dalin brigje dhe kopshte, lindin ishuj të shumtë, të ashtuquajtura “gorica” (rreth 50 me numër), dhe dy gadishuj të mëdhenjë, Obida e Petrova ponta.

Në vetë liqenin dhe në afërsi  gjenden rreth 60 lagje ndërmjet të cilave më të mëdhatë janë Virpazar e Rijeka Cërnojeviqa. Në shpatat e gjinjtë e Rumisë, Sutormanit e Sozinës reshtohen fshatrat Krajina – nga Cëkla deri në Virpazar.

Liqeni i Shkodrës është mjaft i pasur me botë bimore e kafshësh. Është vendqëndrim i rëndësishëm për rreth 270 llojra zogjsh, shtegtare e kënetore (zgalem, fendaku, pata e egër, baloshja, oblati, çafkëbardha e madhe...). Liqeni është edhe vendbanimi i  fundit i kolonisë së vogël të pancove, në veçanti të llojit të të ashtuquajtur ”pelikani kaçurel” që është shenjë mbrojtëse e parkut liqeni i Shkodrës.

Në ujrat e vardarit jetojnë 48 llojra peshqish. Më të njohurat janë me siguri llojrat autoktonë që peshkohen  më shumë, para së gjithash krapi e cironkat, por në liqen mund të gjenden edhe peshq të detit siç janë ngjalat, qefujt dhe karkaleci.

Ka pak anë në Mal të Zi, pra edhe në këtë pjesë të Mediteranit, kur civilizacioni kaq lashtë dhe me kaq fuqi i hapi vetes rrugën duke lënë gjurmë të vlefshme dhe pasuri të madhe, siç ka bërë në liqenin e Shkodrës, në mjedisin e afërt dhe më gjerë.

Për ngjitjen të civilizacionit dëshmojnë një sërë monumentesh të kulturës shpirtërore dhe materiale. Këtu kanë qënë dhe janë shënuar për me shekuj Ilirët, pastaj Romakët, bile më vonë edhe Grekët e vjetër. Secili prej tyre i dha dhe morri diçka nga liqeni. Në prag të shekullit mesjetar në liqen do të lindin edhe kolonitë e para jugosllovene.

Dhe siç ndodh gjithmonë, kulturat u përzien, gërshetuan dhe lindën, u ngjitën dhe ndërruan, dhe pastaj papritmas ngrin dhe humbën nga skena historike. Vetëm liqeni vazhdon përgjithmonë.

Liqenin e Shkodrës e zbukurojnë në veçanti peisazhet pitoreske dhe të jozakonshme, të buta e të egra njëkohësisht; lagjet pitoreske peshkatare, qytetet mesjetare dhe fortifikatat, pasuria e madhe fetare e kulturoro-historike e në veçanti manastiret e lashta të cilët dikur ishin 20, prandaj kjo anë është quajtur „Mali i Shejtë i Zetës“.

Është në veçanti e theksuar tradita e mbretërve duklano-zetor që pikërisht këtu, në liqenin e Shkodrës, të ngrënë kishat dhe mauzoletë e tyre. Një pjesë të trashëgimisë kulturore e përbën medoemos edhe ndërtimtaria autentike popullore e shprehu në lagjet e vjetra peshkatare në të cilat dikur është banuar e jetuar nga peshkimi.

Liqeni i Shkodrës është mbretëri ekologjike, parajsë për zogjtë, oazë e qetësisë dhe vend i takimit të afërt me natyrën e paprekshme dhe bukurinë përallore të gjerësisë së liqenit.

Pozicionet tërheqëse turistike dhe motivet

Vendet për të parë:

Liqeni i Shkodrës mund të gjendet lehtë nëpër rrugën magjistrale ose hekurudhë, sepse shtrihet pranë rrugës kryesore (rruga magjistrale Podgorica – Petrovac; hekurudha Podgorica – Bar). Të dyja rrugët për qarkullim kalojnë mbi vetë liqenin, nëpër lagjen Virpazar.